Driblimet e Yamalit çmendin mbrojtësit, Vidić tregon ndikimin e talentit spanjoll ndaj Portugalisë

Ish-mbrojtësi i njohur serb, Nemanja Vidić, ka vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Lamine Yamal në ndeshjen e djeshme ndaj Portugalisë, duke deklaruar se mënyra unike e lojës së talentit spanjoll ndikoi edhe në dëmtimin e Nuno Mendes.
Sipas Vidiçit, Yamal është një futbollist i rrallë, të cilin ai e krahason me Lionel Messin.
“Ky djalosh është i mrekullueshëm dhe i veçantë. Për mua është një ‘Mini Messi’, kështu e quaj. E detyroi Nuno Mendesin të vraponte vazhdimisht në krah me driblimet dhe lëvizjet e tij, derisa në një sprint ai u dëmtua. Lamine Yamal nuk vrapon kurrë drejt, ai gjithmonë ndryshon drejtim me topin dhe bën diçka të pabesueshme. Është thjesht kënaqësi ta shohësh duke luajtur”, u shpreh Vidić.
Deklarata e ish-mbrojtësit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, duke theksuar edhe një herë ndikimin që Lamine Yamal ka në lojë falë teknikës, shpejtësisë dhe aftësisë së tij për të destabilizuar mbrojtjet kundërshtare.
Para dëmtimit, Mendes kishte arritur ta ndalonte thuajse në çdo rast Yamalin, i cili nga ana e tij kërkonte vazhdimisht duele një kundër një me mbrojtësin e PSG.


