Covid-19 nuk kursen as yjet, infektohet me koronavirus edhe Lionel Messi

Vala e infektimeve me covid-19 vijon të shtrihet në çdo kampionat. Edhe në atë francez rastet po rriten teksa një ditë më parë Paris Saint Germain konfirmoi se kishte zbuluar 4 raste me covid-19 mes lojtarëve por pa i identifikuar ato.
Sot kur skuadra do të përgatitej për transfertën ndaj Vannes në Kupën e Francës, klubi bëri të ditur se janë 4 lojtarë me covid-19 dhe mes tyre është edhe emri i Lionel Messit.
Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala bashkë me Messin janë gjithashtu pozitivë dhe aktualisht janë në izolim dhe i nënshtrohen protokollit të duhur shëndetësor bëri të ditur PSG.
Gjendja e Messit është normale dhe nuk ka shfaqur probleme teksa PSG do të jetë pothuajse e përgjysmuar në Kupë pas edhe lojtarët latinë, Di Maria, Paredes, Icardi e Marquinhos nuk do të luajnë ndaj Vannes/Ora News/.

