“Nature”: Valët ultrasonike shkatërrojnë viruset e gripit dhe COVID-19

Një ekip studiuesish nga Universiteti i San Paulos në Brazil, ka zbuluar se valët ultrasonike me frekuencë të lartë, mund të dëmtojnë dhe të shkatërrojnë, strukturën e viruseve të gripit A (H1N1) dhe SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, sipas revistës shkencore “Nature”.
Studimi u udhëhoq nga Flavio P. Veras dhe Odemir M. Bruno dhe u publikua në revistën shkencore “Scientific Reports”, në vitin 2026.
Gjatë eksperimenteve laboratorike, shkencëtarët përdorën ultratinguj, me frekuencë 3 deri në 20 MHz, të ngjashme me ato, që përdoren në imazherinë mjekësore.
Ata zbuluan se valët zanore shkaktonin dridhje të forta te grimcat virale, duke dëmtuar mbështjellësin e tyre të jashtëm, dhe duke u prishur integritetin strukturor.
Sipas studiuesve, efekti nuk lidhet me ngrohjen e viruseve apo me procesin e njohur, si kavitacion, por me një fenomen rezonance, që i bën grimcat virale, të lëkunden derisa të shpërbëhen.
Analizat treguan fragmentim, çarje të mbështjellësit viral dhe ulje të aftësisë së virusit, për të infektuar qelizat.
Një nga gjetjet më të rëndësishme ishte se, në kushtet e eksperimentit, ultratingujt dëmtuan viruset, pa shkaktuar dëme të dukshme, te qelizat njerëzore të testuara.
Megjithatë, autorët theksojnë se, bëhet fjalë për një studim të hershëm laboratorik dhe se rezultatet nuk do të thonë, se COVID-19 apo gripi, mund të kurohen aktualisht me ultratinguj brenda trupit të njeriut.
Sipas tyre, teknologjia mund të ketë, në të ardhmen përdorime në sterilizim, dezinfektim ose në zhvillimin e metodave të reja antivirale.


