Rama: Qershori sjell fluks të lartë turistësh në Shkodër

Rama: Qershori sjell fluks të lartë turistësh në

Shkodra është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Rrugët karakteristike të qendrës historike, pedonalja, muzetë, kalaja dhe shëtitorja buzë liqenit janë gjallëruar nga turistë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga rrugët e qytetit të mbushura me turistë të huaj, të cilët shijojnë mikpritjen shkodrane, gastronominë tradicionale dhe peizazhet unike të zonës.

Një pjesë e madhe e turistëve e përdorin Shkodrën si pikënisje për të eksploruar destinacione të njohura natyrore si Thethin, Valbonën dhe Liqenin e Shkodrës, duke e kthyer qytetin në një nga qendrat kryesore të turizmit verior.

Vizitorët vlerësojnë veçanërisht kombinimin e trashëgimisë historike me natyrën dhe atmosferën e qetë që ofron qyteti, elementë që e kanë bërë Shkodrën një destinacion gjithnjë e më të preferuar në hartën turistike të Shqipërisë.

Vitet e fundit, Shkodra është shndërruar në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, falë kombinimit të turizmit kulturor, me atë të natyrës dhe aventurës.

EMISIONET