VIDEO/ Holandë - Japoni, spektakël futbolli! “Tulipanët” sërish në avantazh

Holanda dhe Japonia ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e parë të Grupit F.
Të dyja skuadrat zbresin në Dallas me vetëm një objektiv, fitoren.
“Tulipanët” duan ta konfirmojnë veten si pretendent këtë vit dhe për të fituar për herë të parë Botërorin.
Nga ana tjetër, japonezët kërkojnë të përsërisin suksesin e katër viteve më parë, ku në grup me Spanjën dhe Gjermaninë, dolën të parët.
Rezultati Live:
Holandë 2-1 Japoni
Van Dijk 51’, Summerville 64’ / Nakamura 57’
64’ Goool Holanda 2-1/ Summerville lëviz bukur në zonë dhe me të majtën ndëshkon Suzukin. (Video)
57’ Goool Nakamura 1-1/ Nakamura provon me një predhë në hyrje të zonës dhe rikthen baraspeshën. (Video)
51’ Goool Holanda 1-0/ Van Dijk godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe tund rrjetën e japonezëve. (Video)
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
34′ Mallen godet me kokë pas një krosimi në zonë, por Suzuki reagon sërish si duhet duke i mohuar golin.
3′ Mallen lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por Suzuki ndërhyn si duhet duke i mohuar golin. (Video)
1′ Starton sfida në Dallas!
Top Channel


