Ministria e Drejtësisë prezanton projektin rajonal për forcimin e sistemeve të ndërmjetësimit në Evropën Juglindore

Ministria e Drejtësisë prezanton projektin rajonal për forcimin e

Ministria e Drejtësisë mirëpriti përfaqësues të institucioneve partnere nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të Forumit Rajonal për Forcimin e Mekanizmit të Ndërmjetësimit, ku u lançua zyrtarisht projekti “SEE Mediation – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë dhe ndërmjetësues nga vendet e rajonit, me synimin për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin në zhvillimin e mekanizmave alternativë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, vlerësoi ndërmjetësimin si një instrument të rëndësishëm për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

Ajo theksoi se ndërmjetësimi ndihmon në uljen e ngarkesës së gjykatave, duke ofruar një zgjidhje më të shpejtë dhe më efektive për qytetarët, si dhe duke forcuar aksesin në drejtësi.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, projekti “SEE Mediation” synon të mbështesë forcimin e sistemeve të ndërmjetësimit në vendet e Evropës Juglindore, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal.

Në përfundim, ministria e Drejtësisë shprehu mirënjohjen për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët dhe ndërmjetësuesit për kontributin e tyre, si dhe për partnerët ndërkombëtarë që vijojnë të mbështesin reformat dhe zhvillimin e mekanizmave modernë të drejtësisë në rajon.

EMISIONET