Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Në një postim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se gjatë takimeve u diskutua mbi bashkëpunimin në kuadër të Aleancës së NATO-s.

“Departamenti i Shtetit, Uashington – Bisedë konstruktive me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Çojmë përpara bashkëpunimin në Aleancën e NATO-s dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes”, shkruan Nufi.

Ministri Nufi ndodhet në SHBA, ku mori pjesë në Takimet Dypalëshe për Konsultimet e Mbrojtjes, të cilat u zhvilluan në Pentagon më 11 dhe 12 qershor.

Takimet, nga pala amerikane, u kryesuan nga Alton Buland, zëvendësndihmës i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së dhe njëkohësisht përgjegjës për politikat evropiane dhe ato të NATO-s.

Gjatë këtyre takimeve u vu theksi te vijimi i pandërprerë i përpjekjeve për forcimin në shumë dimensione të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

EMISIONET