Reciprociteti, Zeka: Aksioni do të dështojë, Kurti do tërheqë njësitë Speciale brenda disa ditësh

Gazetari Milaim Zeka ka rezerva për dërgimin e njësive special në veri të Kosovës.

E sheh si nismë kokëfortë të Albin Kurtit të marrë në kuadër të fushatës elektorale pa u konsultuar më parë me SHBA-në ndaj thotë se kjo do të dështojë.

“Çdo ditë e më qartë po shihet se lëvizjen e tij e ka marrë kokë më vete pa asnjë parakonsultim me vendet e Quntit, ambasadat e BE e sidomos me SHBA.Dyshimet e mija kanë qenë se një gjë e tillë është bërë për shkak të fushatës elektorale që kemi këtu” thotë Zeka në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini.

Tregon dhe një bisedë me një diplomat perëndimor, sipas të cilit kjo lëvizje ka qenë e panevojshme.

“Disa netë më parë kam marrë informacion nga një diplomat perëndimor që me shumë të drejtë thotë se se nuk ka pasur asnjë nevojë që forcat speciale të dërgoheshin në veri të Kosovës për këta tabela”.

Zeka tregon se ku mund të tregohej reciprociteti.

“Reciprociteti ose fuqia jonë juridike do të tregohej në raport me Serbinë nëse shteti do të arrestonte rojet e urës, kriminele ordinerë që vite e vite nuk lejojnë kalimin e makinave nga jugu në veri të Mitrovicës.”

Më tej paralajmëron se ky aksion i Kurtit do të jetë i dështuar dhe brenda disa ditësh ai do të tërheqë trupat.

Reciprociteti, Zeka: Aksioni do të dështojë, Kurti do

“Mbi bazën e kësaj them asnjë njeri nuk është kundër reciprocitetit por çdo masë e marrë pa para konslutë apo miratim i heshtur sidomos nga SHBA është rezultat i dështuar. Ky aksion do të jetë i dështuar dhe Albin Kurti do detyrohet brenda disa ditësh të tërheqë forcat speciale.

Pse Albin Kurti nuk i dërgoi forcat speciale edhe në pikat e tjera doganore por vetëm në veri të Mitrovicës? Kjo pyetje na bëhet ne nga çdo ndërkombëtar.

Çdo kush do miratonte një aksion për arrestimin e rojeve të urës apo kriminelëve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës pa paguar 11 milionë euro fatura të rrymës e të ujit për serbët e Kosovës, të cilët fare nuk respektojnë ligjin e Republikën e Kosovës.Pse policia speciale nuk u dërgua në Merdarë apo tek Dheu i Bardhë?”

Zeka hedh poshtë dhe pretendimin e Kurtit se njësitë speciale i dërgoi në veri për të mbrojtur pikat kufitare dhe policët kufitarë.

“Unë ju garantoj me jetë se Vuçiçi nuk ka prapanicë asnjë metër me kalu territorin e me u fut në Kosovë. Përderisa këtu është qoftë dhe një ushtar amerikan Vuçiçi nuk futet në territorin e Republikës së Kosovës.”

Sa i takon nismës “Ballkani i Hapur”, Zeka thotë se Kosova do të  kishte përfituar edhe sikur të kishte qenë pjesëmarrëse pa bërë asnjë nënshkrim.

EMISIONET