FOTO/ KRU “Mitrovica” njofton punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona!

FOTO/ KRU “Mitrovica” njofton punime në rrjetin e

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra të komunës së Mitrovicës.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Isak Ibrahimi”, “Tish Daija”, “Ukshin Kovaçica” dhe “Sami Gashi”, si dhe në fshatrat Vinar i Epërm, Suhodoll dhe Shupkofc.

Ndërkohë, intervenime janë planifikuar edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët “Mbretëresha Teuta”, “Ilmi Emini”, “Ahmet Krasniqi” dhe “Halim Bajgora”, si dhe në fshatrat Koshtovë dhe Vaganicë.

Nga KRU “Mitrovica” është bërë e ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.

“Ju lutemi që në rast se uji është i turbullt, ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/

EMISIONET