Pas Vlorës, 'furtunë' largimesh edhe në Fier/ Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Fierit.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve të bashkisë.
Të gjithë drejtuesit e drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarë dhe drejtues të departamenteve të bashkisë u është kërkuar dorëheqja.
Burime nga brenda takimit me kryeministrin konfirmojnë se vala e shkarkimeve do t'i përfshijë të gjithë pa përjashtim.
Kujtojmë se një gjë të tillë Rama e bëri edhe në bashkinë e Vlorës, ku të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës dhanë dorëheqjen një ditë pas takimit të Ramës.

