Marrëveshja SHBA-Iran, Kamberi: Paqja edhe kur është e papërsosur, mbetet më e mirë se lufta!

Marrëveshja SHBA-Iran, Kamberi: Paqja edhe kur është e

Pas muajsh tensionesh dhe përplasjesh që rrezikuan të destabilizonin të gjithë Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje që mund t’i japë fund krizës së fundit mes dy vendeve.

I ftuar në Ora News, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi e cilësoi zhvillimin si një hap pozitiv, duke theksuar se çdo marrëveshje paqeje është më e vlefshme sesa vazhdimi i konfliktit.

Sipas Kamberit, draft-marrëveshja e arritur mes palëve është rezultat i negociatave të gjata të zhvilluara me ndërmjetësimin e Pakistanit. Ai theksoi se, megjithëse ka ende paqartësi mbi disa pika të rëndësishme, veçanërisht ato që lidhen me programin bërthamor iranian, fakti që palët janë ulur në tryezën e dialogut përbën një zhvillim inkurajues.

Eksperti vuri në dukje se objektivi për të sjellë një ndryshim regjimi në Iran nuk u arrit, ndërsa kundërpërgjigjja iraniane rezultoi më e fortë nga sa ishte parashikuar. Kjo situatë, sipas tij, shtyu vendet e Gjirit Persik të ushtrojnë presion për një zgjidhje diplomatike, pasi një konflikt i zgjatur do të rrezikonte sigurinë dhe ekonomitë e tyre të bazuara në naftë dhe gaz.

Duke komentuar edhe Samitin e G7-ës në Evian të Francës, Kamberi tha se një nga objektivat kryesore të vendeve perëndimore është garantimi i stabilitetit energjetik dhe shmangia e çdo rreziku për qarkullimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai shtoi se negociatat pritet të vazhdojnë edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, me fokus të veçantë te e ardhmja e programit bërthamor iranian.

Një nga propozimet që po diskutohet është transferimi i uraniumit të pasuruar në një vend të tretë, ku Kazakistani përmendet si një alternativë e mundshme për ruajtjen e tij.

Kamberi vlerësoi se finalizimi i marrëveshjes mund të shënojë fundin e një periudhe të rrezikshme për rajonin dhe të hapë rrugën për negociata më të gjera mbi sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ai nënvizoi se sfidat kryesore mbeten ende të hapura dhe se suksesi i kësaj marrëveshjeje do të varet nga gatishmëria e palëve për të respektuar angazhimet e marra.

Geron Kamberi: Në të tilla raste një marrëveshje paqeje, sado e keqe, është më e mirë se sa lufta. Dhe nga kjo pikëpamje është për t'u përshëndetur dhe për t'u vlerësuar fakti që ka mbërritur drejt një marrëveshje apo një draft marrëveshje të tillë, sepse për t'u nënshkruar besoj duhet të presim ditën e premte.

Të paktën deklarata e presidentit Trump kjo ka qenë. Natyrisht, diplomatët iranianë dhe ato amerikanë, të cilët kanë qenë të përfshirë në këto bisedime prej një kohë të gjatë me ndërmjetësimin e Pakistanit, janë përpjekur që të shkohet drejt një marrëveshje e cila do të synojë të kënaqë të gjitha palët. Por megjithatë, mbeten ende të paqarta disa elementë, të cilat ishin dhe ato që bënë që të shkohet në luftë, pra në sulmin e 28 shkurtit.

Dhe ajo mbi të cilën qëndron gjithë .Paqartësia është marrëveshja bërthamore, sepse ajo përbënte edhe shkakun kryesor i cili nxiti sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit në 28 të shkurt. Megjithatë duhet të kemi parasysh që palët tashmë janë përballë fakteve të tjera, të cilat kushtëzohen nga rrethanat që janë në terren.

2.Megjithëse u synua për pas një ndryshimi regjimi nëpërmjet goditjeve të figurave kryesore të regjimit iranian, kjo nuk u mbërrit. Reagimi ose kundër reagimi i Iranit i kaloi pritshmëritë që kishin ë palët, veçanërisht vendet e gjirit persik u ndjenë , në një pozitë shumë të vështirë dhe madje dhe këmbëngulja e tyre, ndoshta do kemi rast të flasim gjatë intervistës, sepse u krijuan dhe aleanca afatshkurtra midis vendeve të gjirit, të cilët i bën presion Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t'i jepte zgjidhje kësaj situate sepse vazhdimi i konfliktit , në Iran gjithmonë do t'i vinte ato të parat në qendër të goditjeve.

Dhe të mos harrojmë që një pjesë prej këtyre vendeve, siç është Katari, Arabia Saudite,  Omani e të tjerë e të tjerë, janë vende që falë burimeve të naftës dhe të gazit gëzojnë një mirëqënie të admirueshme dhe nuk do të donin që ta prishnin këtë lloj parajse brenda shteteve të tyre për një konflikt që ta mendojnë që s'u përket atyre.

3. Samiti i Evianit, që zhvillohet në Francë pra në buzë liqenit të Gjenevës është në rradhën e samiteve vjetore që grupi i G-shtatës që u krijua në 25 mars të vitit 73 ndjek rregullisht gjatë muajit qershorit në çdo vend pra në bazë të një rotacioni aktualisht presidencën e G-shtatës e ka Franca dhe për këtë arsye samiti i sivjetshëm zhvillohet në në Francë.

Është interesant sepse rikthehet në këtë qytet mbas 23 vjetësh samiti i 2003 i 1 2 që i dy qershorit 2003 kur Franca kishte presidencën e G-shtatës u zhvillua në të njëjtin vend në Evian dhe në atë kohë sapo kishte nisur konflikti apo sapo kishte përfunduar rënia e regjimit të Sadam Huseinit në Irak urojmë që mos të ketë ndonjë kështu përkim simbolik mbase sepse në politikë simbolikat gjithmonë kanë vlerën e tyre po ndoshta mund të ketë zgjedhur sërish Eviani për të përkujtuar ndoshta rritjen e një marrëveshje me Iranin.

Por synimi kryesor që kanë vendet e që janë pjesë e grupit të G-shtatës veçanërisht vendet që përbëjnë bashkimin evropian është që konflikti midis shteteve të bashkuara të amerikës dhe iranit të çlirojë atë që quhet anktin energjitik dhe ndoshta ky është një nga qëllimet që është mbërritur nëpërmjet marrëveshjes megjithëse duket sikur është trokitur në një derë të hapur sepse ngushtica e hurmuzit ishte e hapur ishte para 28 shkurtit.

Siç thotë ai ajo fjala urtë nuk ka nevojë të rregullosh një makinë që nuk është e prishur pra në një farë mase gjithë ky energji në qoftë se do të përfundojë vetëm me hapjen e ngushticës së hormuzit besoj do të mbesë shumë e paqartë përse u bë gjithë ky gjithë kjo qasje. por negociatat e tjera që do pasojnë që pritet të pasojnë për marrëveshjen bërthamore për të cilën ka disa propozime një propozim është që uraniumi i pasuruar të merret dhe të ruhet në një vend tjetër është propozuar edhe Kazakistani një vend për shkak se ka një eksperiencë mbas rënies së bashkimit sovjetik ku territori i kazakistanit u përdor për të ruajtur të gjithë materialin bërthamor

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

EMISIONET