VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (16 - 17 qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa Evropa Lindore, vendet Baltike, veriu i Ballkanit dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë reshje shiu të herëpashershme.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri në mesditë.

Pasdite priten shtim vranësirash në veri dhe juglindje. Temperaturat do të luhaten nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë 28 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim të ulët.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Ishujt Britanikë, Alpet dhe Evropa Lindore do të kenë vranësira, reshje shiu dhe erëra të forta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë deri në mesditë. Pasdite priten vranësira në zonat lindore. Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 36°C. Era do të fryjë deri në 30 km/h, ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.

EMISIONET