Alarm në Elbasan! Digjet magazina e fabrikës së investitorëve turq në zonën e ish-Metalurgjikut, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në magazinën e një fabrike në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë magazinën e kompanisë, e cila prodhon letra të lagura dhe produkte të ndryshme higjienike.
Fabrika administrohet nga investitorë turq.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.


