E 200-TA ME ARGJENTINËN! Kapiteni i kampionëve të Botës, Lionel Messi, vazhdon të thyejë rekorde

Ndeshja me Algjerinë do të jetë speciale për Lionel Messin. Sfida e parë në këtë botëror do të jetë e 200-ta për sulmesin me kombëtaren. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i kampionëve të botës vazhdon të thyejë rekorde, më shumë se dy dekada pas paraqitjes së tij të parë.

E 200-TA ME ARGJENTINËN! Kapiteni i kampionëve të Botës,

Sfida me Algjerinë nuk do të jetë thjesht debutimi i Argjentinës në Botëror. Për Lionel Messin, sfida ndaj Algjerisë do të shënojë një moment historik, pasi do të bëhet ndeshja e tij e 200-të me fanellën bardhekaltër. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i kampionëve të botës vazhdon të thyejë rekorde, më shumë se dy dekada pas paraqitjes së tij të parë.

Historia e Messit me Argjentinën nisi më 17 gusht 2005 në një ndeshje miqësore kundër Hungarisë. Debutimi i tij zgjati shume pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq menjëherë pas hyrjes në fushë. Që nga ajo ditë, Messi ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme me kombëtaren. Ai është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Argjentinës dhe golashënuesi më i mirë i saj i të gjitha kohërave.

Pas shumë zhgënjimeve në finalet e humbura të Kupës së Botës dhe kupës së amerikës, Messi arriti të kompletojë koleksionin e tij të trofeve me Argjentinën. Fillimisht fitoi kupën e amerikës në vitin 2021, më pas Finalissima në vitin 2022 dhe kulmin e arriti me triumfin në Botërorin e Katarit, duke udhëhequr skuadrën drejt titullit të tretë botëror në histori. Dy vjet më vonë shtoi edhe një tjetër kupë të amerikës, duke konfirmuar dominimin e Argjentinës në arenën ndërkombëtare.

Pikërisht në ndeshjen e parë të këtij Botërori, Messi ka mundësinë të regjistrojë një tjetër rekord. Përballë do të jetë Algjeria, një kundërshtar ndaj të cilit ai ka kujtime të bukura. Dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë më parë, në një miqësore të zhvilluar në vitin 2007.

Argjentina fitoi atë takim spektakolar me rezultatin 4-3, ndërsa Messi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar. Në atë kohë ai ishte ende në fillimet e karrierës së tij ndërkombëtare, ndërsa sot hyn në fushë si një legjendë e futbollit botëror.

EMISIONET