Berisha: Rama po fsheh “Arubën”! Demokratët t’u bashkohen protestave qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot manipulimin e radhës të Edi Ramës që lidhet me gjendjen e mediave në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se Rama po përdor në mënyrë të qëllimshme një studim për të krijuar perceptimin se mediat shqiptare janë të kontrolluara nga opozita, ndërsa sipas tij realiteti është krejt i kundërt.

‘Edi Rama para pak kohësh me paturpësi ekstreme u paraqit para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar si qeveri e një vendi në të cilin mediat ishin të kapura nga opozita. Ai iu referua një studimi që provon absolutisht të kundërtën në raport me opozitën dhe provon tiraninë e mediave të kontrolluara nga Rama ndaj opozitës’, u shpreh Berisha.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, studimi që citon Rama nuk mat kapjen e mediave, por vetëm frekuencën e përmendjes së aktorëve politikë në lajme dhe emisione. ‘Kapja e mediave ka treguesit e vet dhe nuk ka media më të kapura në Europë se mediat private në Shqipëri. Raportet e pavarura kanë treguar se 90 deri në 93 përqind e mediave kontrollohen nga qeveria dhe janë në funksion të saj’, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha ironizoi rezultatet e raportit, duke theksuar se sipas metodologjisë së përdorur, edhe media që sipas tij sulmojnë vazhdimisht opozitën rezultojnë të klasifikuara si ‘pro-opozitare’. ‘Pra, mediat që sulmojnë më shumë opozitën nga mëngjesi gjer në darkë, mediat që unë i kam denoncuar para jush shumë kohë përpara, vlerësohen nga Edi Rama si media pro-opozitare me në krye Ymer Bazen dhe Karlo Bolinon’, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilësoi këtë si një përpjekje për të mashtruar opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar. ‘Shikoni se si Edi Rama, duke paraqitur pro-opozitar Ymer Bazen, Karlo Bolinon e të tjerë, kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe botën. Nuk ka turp, por ai nuk di ç’bën’, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te protestat qytetare në Tiranë, duke i cilësuar ato si lëvizjen më të madhe rinore që ka njohur vendi. ‘Gjej rastin edhe një herë të përshëndes përzemërsisht protestën qytetare rinore, më madhështoren që ka njohur Shqipëria në historinë e vet. Edi Rama po mban qëndrime tipike të një diktatori autoritar ndaj protestës. Me asgjë nuk do mund të ndalojë atë protestë dhe me asgjë nuk do mund të parandalojë fundin e tij të shpejtë’, deklaroi Berisha. Sipas liderit demokrat, protesta qytetare do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të saj dhe se ‘protesta rinore qytetare do të triumfojë’.

Berisha: Rama po fsheh “Arubën”! Demokratët t’u

FJALA E PLOTE:

Sot, jam para jush për të faktuar me studime të porositura nga Edi Rama, tiraninë mediatike ndaj opozitës shqiptare në Shqipëri.

Edi Rama para pak kohësh me paturpësi ekstreme, dhe theksoj se kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë, u paraqit para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar si qeveri e një vendi në të cilin mediet ishin të kapura nga opozita.

Në shkallë ekstreme paturpësie ai u referua një studimi që provon absolutisht të kundërtën në raport me opozitën, provon tiraninë e medieve të kontrolluara nga Rama ndaj opozitës, sipas të cilit mediat në 67 përqind të tyre qenkan për opozitën dhe vetëm në 30 e sa përqind për qeverinë.

Një deklaratë të tillë mund ta bëjë një njeri që ka humbur kontrollin psikik, por jo nga sëmundja, nga transformimi i tij i tmerrshëm psikologjik.

Studimi në fjalë, që i referohet Edi Rama, nuk ka asnjë lidhje absolute me studimin e kapjes së medieve.

Kapja e medieve ka treguesit e vet dhe nuk ka media më të kapura në Evropë se mediat private në Shqipëri, nuk po flas për shtetëroren po e po, të cilat marrin titullin e investitorit strategjik, të cilat marrin dhurata 4500 katrorë tokë në mes të Tiranës, e lënë për gjimnaz.

Nuk ka media më të kapura në botë, të cilat ushqehen me leje të paligjshme ndërtimi.

Të cilat, siç është faktuar, marrin miliona e miliona euro nga tenderat e rrugëve dhe punëve publike me qëllimin e vetëm të mbrojnë qeverinë dhe të sulmojnë opozitën.

Nuk ka një zyrë tjetër të faktuar, e cila drejton jo vetëm lajmin, por drejton edhe editorialet.

Raportet e pavarura dhe të vërteta që kanë studiuar kapjen e medieve, kanë treguar se ato në 90-93 përqind të tyre në lajme dhe editoriale kontrollohen nga qeveria dhe janë për qeverinë.

Por tani, le të ndalemi pak tek studimi i Diellës që i referohet Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një metodë, e cilat quhet metoda e studimit të zërit, të përmendjeve, pra sa herë përmendet kjo apo ajo parti, personalitet apo çfarëdo qoftë tjetër në raport me tjetrin.

Pra, nuk ka asnjë lidhje me kapjen.

Ka thjesht përmendjen, pra kush përmendet.

Pra sa përmendesh në lajme, në editoriale.

Këtu, mesatarja e PD është 63 përqind.

Kampion është Balkanëebi pas birësimit të Ervin Salianjit, se Salianjin e kanë futur dhe ia quajnë PD-së.

Vjen A2CNN, edhe ky po me ato qëndrimet e veta.

E treta pro PD-së është famozja JAVA, portali më ekstremist shqiptar. Shikoni se kush është.

Pastaj vjen Ymer Çorapja, aleati i madh, i cili ka në çdo numër të portalit minimumi 2 apo 3 artikuj për Sali Berishën.

Shikoni se çfarë mashtruesi ordiner, t’i thuash çdo gjë, por nuk po prish gojën time.

Pra vjen gazeta e Ymer Çorapes, pro PD-së. E kapur nga PD sipas Edi Ramës.

Pastaj vjen Albeu. Pastaj vjen TV Klan me 63 përqind.

Pastaj vjen Neësbomb me plot mëshirë 54 përqind.

Pra, mediat që sulmojnë më shumë opozitën nga mëngjesi gjer në darkë, mediat që unë i kam denoncuar para jush shumë kohë përpara, janë pjesë e asaj tiranie mediatike kundër opozitës.

Janë pjesë e sistemit të persekutimit politik ndaj opozitës.

Pjesë e shpifjeve dhe trillimeve monstruoze ndaj saj, vlerësohen nga Edi Rama si media pro-opozitare me në krye Ymer Bazen, Karlo Bolinon.

E kuptoni ju tani se çfarë skandalozi është ky njeri, i cili përqindjen e përmendjes në media e paraqet si dëshmi të kapjes së medieve nga opozita.

Por kjo i bën nder opozitës se kjo dëshmon se opozita e vërtetë ka qëndruar në mënyrën më të fuqishme.

Kjo dëshmon se reagimet e saj ndaj të gjitha akteve kriminale, korrupsionit, shpifjeve, trillimeve, kanë qenë të fuqishme dhe opozita ka qëndruar e pamposhtur.

Pra, kjo është e vërteta e medieve dhe unë këtu kam një falënderim për një portal apo gazetë Citizens.al, e cila i ka bërë një analizë të ndershme, të paanshme këtij raporti të prodhuar nga Diella e Edvin Kristaq Ramës.

Tani mund të vazhdojmë më tutje.

Edi Rama e nxjerr veten më mirë se Franca dhe Gjermania.

Nuk jam thotë Lukashenko, këto janë në Bjellorusi me media shtetërore.

Nuk jam Putini, nuk jam Orbani, as Erdogani, as Vuçiçi, por del edhe më mirë se sa Merz dhe Macron apo Franca dhe Gjermania, studimet e të cilave janë me metodologji krejtësisht të tjera.

Po për të nuk ka rëndësi, rëndësi ka që të paraqesë grafiqe mashtrimi.

Ky është rasti më klasik i shpërdorimit të urtësisë artificiale, e cila në vetvete nuk ka asnjë gabim në atë që thotë, por në fakt rezultatet e saj nuk kanë asnjë lidhje me kapjen apo jo të medieve.

Janë metodologji krejtësisht të tjera ato që përdoren për kapjen e medieve dhe që kanë provuar se në Shqipëri kontrollon 90 përqind, 92 përqind të medieve.

Shikoni se si Edi Rama duke paraqitur pro-opozitar Ymer Çorapen, Karlo Bolinon, etj, etj kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe botën.

Nuk ka turp, por ai nuk di se ç’bën.

Së dyti, sot ai me një gjuhë ordineri prej gangsteri, reagon ndaj protestës dhe lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër.

Ai zotohet dhe stërzotohet se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar për qëllime private me paratë e shtetit.

Unë i them se ti je një mashtrues jo dy metra i gjatë, por dy kilometra i gjatë.

Dhe në qoftë se ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion, sa kenë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare.

Po ti nuk ke turp dhe ti çdo fjali do nxjerrësh një mashtrim.

Urdhëro në ta mban, pse nuk lejove komisionin hetimor parlamentar për 140 udhëtimet tuaja në dy vite që i kushtuan vendit 23 milionë euro.

Dhe tani betohesh nga atje se unë nuk kam udhëtuar kurrë me paratë e shtetit me udhëtime private.

Na nxirr pak faturat 200 apo 300 mijë euro që ke paguar Ismailin ti nga xhepi yt në 140 udhëtime. Ndërkohë në dy vite, presidenti i SHBA ka udhëtuar 73 herë, jo Donald Ç, por ata në katërvjeçar.

Na thuaj pak, është lehtë të përdorësh shprehje gangsteri dhe kujton se me atë bëhesh më i besueshëm.

Po hajde të vërtetojmë se cila është e vërteta.

Se me ato udhëtime, ti akuzohesh se ke transportuar para, ka të tjerë që thonë drogë, nuk e them dot, nuk i kam faktet, po për para po, të sfidoj, urdhëro të krijojmë komisionin që nesër po deshe.

Dhe tani vërsulesh me gjuhë gangsteri se unë i tillë dhe i atillë nuk kam udhëtuar ndonjëherë… po avionin me çfarë parash e ke paguar ti?

Në një kohë kur kancelari i Austrisë në udhëtime zyrtare, udhëtonte më përpara, tani nuk e di, udhëtonte me linjë tregtare.

Po, Austria është një vend shumë e shumë herë më i pasur dhe me të ardhura më të lartat.

Ndaj dhe i kërkoj urgjent të lejojë komisionin.

Krijimi i komisionit do mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve.

Së fundi, vazhdojmë me Lubi Ballukun.

Burime të informuara, qytetarët dixhitalë, më informojnë se Lubia ka bërë tre udhëtime me skaf në Greqi duke shmangur kontrolle policore, dogana dhe çdo gjë.

Nuk mund të them se kush kanë qenë skafistët, do përpiqem, por burimet thonë se ajo ka bërë tre udhëtime me skaf, të mbushur plot. E kuptoni vetë se me çfarë mund të jetë mbushur skafi.

Së fundi, e shtrova edhe dje, e shtroj edhe sot, dënoj me forcën më të madhe mbrojtjen që i bëhet qeveritarit të Arubës.

Kam vlerësuar dhe vlerësoj hetimin e kësaj dosje, nxjerrjen e listës së biznesmenëve të implikuar në këtë dosje dhe të trafikantëve, por nuk pranoj kurrë dhe nuk pajtohem kurrë me fshehjen e qeveritarëve apo qeveritarit të pranishëm në takim.

Sepse është pikërisht kjo prani që fakton se Edi Rama është kreu i narkoshtetit.

Se Edi Rama dërgon qeveritarët e tij në takime me bosët e drogës dhe i garanton ata për investimin e parave të tyre të krimit në Tiranë dhe në Shqipëri.

Dënoj me forcën më të madhe Altin Dumanin, sillet para shqiptarëve sikur ky është një hetim privat, kryen një akt të turpshëm.

Se çdo shqiptar e di që në Aruba ka pasur qeveritarë dhe ai i fsheh vetëm e vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën.

Sepse asnjë qeveritar nuk mund të shkonte dot pa autorizimin e Edi Ramës në atë takim famëzi.

I kërkoj Komisionit të Ligjeve të thërrase me urgjencë prokurorin për shpjegime.

Shqiptarët duhet të dinë cili është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe roli i tij në Aruba, cilët janë qeveritarët që ai dërgoi në atë takim.

Ajo është një nga aferat më të mëdha që jo vetëm provon atë që e kemi denoncuar në mënyrën më të përsëritur, narkoshtetin.

Provon se kullat janë monumente të drogës dhe krimit.

Pra, PD kërkon me forcën më të madhe nxjerrjen e emrave të zyrtarëve të kanë qenë në Aruba.

E konsideron këtë aktin më të rëndë.

Hetimi është shtetëror dhe jo privat.

Altin Dumani është një prokuror i kapur pasi vetë ka larë paratë në banesat e tij.

Berisha: Rama po fsheh “Arubën”! Demokratët t’u

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, ju e përmendët pak më parë udhëtimin e Edi Ramës në Zvicër, i cili në fakt vjen në kohën kur në Tiranë protestat anti-qeveritare kanë mbërritur sot në ditën e 17-të. Siç duket, të paktën deri më tani nuk ka asnjë reflektim nga qeveria apo një tërheqje. A mendoni se do të arrijë kjo protestë largimin e Edi Ramës apo së paku tronditjen e pozitave të tij?

Sali Berisha: Gjej rastin dhe një herë të përshëndes përzemërsisht protestën qytetare rinore më madhështoren që ka njohur Shqipëria në historinë e vet.

Dhe të ftoj të gjithë anëtarët, mbështetësit e Partisë Demokratike se sot vendi i tyre është në atë protestë. Të falënderoj me mirënjohje çdo njeri që kontribuon në atë protestë.

Natyrisht, Edi Rama po mban qëndrime tipike të një diktatori autoritar ndaj protestës.

Shpërfillja absolute, anatemim me të gjitha format, nga agjenturë e huaj tek lëvizje fashiste, protestës më paqësore, më qytetare që ka njohur Shqipëria ndonjëherë.

Me asgjë nuk do mund të ndalojë atë protestë, me asgjë nuk do mund të parandalojë fundin e tij të shpejtë. Unë jam besimplotë se protesta rinore qytetare do të triumfojë.

Anisa Kadesha, RTSH: Nëse mund të na bëni një koment në lidhje me disa zëra kundër brenda Partisë Socialiste dhe daljen si e pavarur e një deputeteje të Partisë Socialiste. Nëse keni një koment për këto zhvillime brenda PS-së?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Unë vlerësoj çdo zë kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të protestës.

Unë rikujtoj këtu shqiptarët, se një zgjidhje plotësisht e mundshme do të ishte, dhe është; në qoftë se Edi Rama nuk pranon zgjidhjen, një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës.

Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave, si të 5 kërkesave të tyre ashtu dhe të një liste tjetër me 20 kërkesa duke i analizuar një nga një ato.

Pra, opozita i ka dhe do t’i ketë të gjitha votat në favor, pa asnjë hezitim, të kërkesave kushtetuese të të drejtave dhe që janë të tilla, të drejta janë dhe janë kushtetuese, të protestës rinore qytetare.

EMISIONET