VOZINHA FITON ZEMRAT E TIFOZËVE! 6 milionë tifozë ndjekin portierin e Kepit të Gjelbër në Instagram

Portieri Vozinja u shndërrua në heroin e Kepit të Gjelbër pas barazimit historik ndaj Spanjës. Pas ndeshjes, portieri veteran shpërtheu në lot duke treguar se mendonte për gjyshërit e ndjerë dhe vështirësitë familjare. Performanca e tij ka sjellë edhe një rritje të madhe të ndjekësve në Instagram, teksa llogaria e tij nga shkuar nga 50 mijë në 6 milionë ndjekës

VOZINHA FITON ZEMRAT E TIFOZËVE! 6 milionë tifozë ndjekin

Portieri veteran i Kepit të Gjelbër, Vozinha, u shndërrua në protagonistin kryesor të ndeshjes ndaj Spanjës në Botëror, duke dhuruar një paraqitje vendimtare që i siguroi ekipit të tij një barazim historik. Në moshën 40-vjeçare, ai tregoi edhe një herë eksperiencën dhe qetësinë e tij në momentet më të vështira, duke u bërë heroi i mbrëmjes.

Pas përfundimit të ndeshjes, emocionet e tij shpërthyen. I përlotur, Vozinha shpjegoi arsyen e këtij reagimi të fortë emocional, duke treguar se mendimet i kishte te familja dhe sidomos te gjyshërit që e kishin rritur.

“Qava sepse po mendoja për gjyshërit e mi. Ata më rritën, por u ndanë nga jeta disa vite më parë. Këtë moment të madh nuk e ndava me të gjithë familjen, pasi nëna nuk mundi të ishte e pranishme në stadium për shkak të problemeve me vizën e hyrjes në SHBA”.

Pas kësaj paraqitjeje historike, Vozinha ka përjetuar edhe një rritje të madhe të popullaritetit në rrjetet sociale. Llogaria e tij në Instagram u rrit nga 50 mijë në 6 milionë ndjekës, me tifozë nga e gjithë bota që kanë filluar ta ndjekin për të festuar historinë e tij frymëzuese dhe performancën ndaj një prej skuadrave më të forta në botë.

Portieri veteran, merr vëmendje të jashtëzakonshme edhe jashtë fushës, duke e kthyer këtë mbrëmje në një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij.

EMISIONET