Avokati: Veprimet e fundit të Dumanit kundër një grupi të njohur kriminal, kanë ardhur si pasojë e porosive të kryeministrit

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në studion e emisionit “Drejt” në “Ora Neës” të moderuar nga Luan Rama, lidhur me punën e SPAK dhe reformën në drejtësi, ku janë lëshuar akuza të rënda ndaj institucioneve të reja.

Gjatë një diskutimi me tone të larta, avokati Gylsen Zhllima ka etiketuar SPAK-un si një "vegël të keqqeverisjes", duke hedhur hije dyshimi mbi pavarësinë e drejtuesit të saj, Altin Dumani.

Sipas akuzave të ngritura në studio, veprimet e fundit të Dumanit kundër një grupi të njohur kriminal dhe sekuestrimet e aseteve kanë ardhur si pasojë e porosive publike të kryeministrit Edi Rama.

Për të argumentuar këtë qëndrim, ai vuri theksi te një dosje e regjistruar që në vitin 2021, e cila sipas tij ishte mbajtur "në frigorifer ose në lavatriçe" derisa të vinte momenti për t'u përdorur nga drejtësia.

Ky pretendim ka hasur në kundërshtimin e drejtuesit të emisionit, i cili i ka kujtuar të ftuarit se procedurat ligjore dhe mbledhja e provave kërkojnë kohë dhe profesionalizëm, pasi në lojë janë jetët e njerëzve.

Megjithatë, avokati ka këmbëngulur se afatet ligjore janë të prera në maksimumi dy vite dhe ka akuzuar prokurorët e SPAK se e konsiderojnë veten "mbi njerëzit" dhe nuk interesohen për jetët njerëzore.

Në kulmin e debatit, u paralajmërua edhe ekzistenca e një videoje komprometuese. Është pretenduar se disponohen pamje ku ish-prokurorët Armand Gurakuqi dhe Enon Kasaj shfaqen duke kërcyer pas shkarkimit të tyre, një detaj që pritet të ngjallë reagime të forta në opinionin publik.

PJESË NGA DISKUTIMI

Gylsen Zhllima: Derisa tha emrin e zonjës Ina Rama që ishte pjesë e Komisionit të Pavarur të Apelimit, domethënë e KPA-së, sigurisht që këtu ka dyshim shumë të madh se si është formuar reforma në drejtësi, trupat gjykuese për të shkarkuar...

Luan Rama: Vazhdon të jesh tek e njëjta frekuencë e qëndrimit tënd të njohur ndaj reformës në drejtësi.

Gylsen Zhllima: Te e njëjta, unë nuk ndryshoj mendim kurrë për reformën në drejtësi dhe sidomos për SPAK-un që është vegël e keqqeverisjes së këtij vendi. Por gjithsesi, mbetet për t'u parë akoma sepse duhet të testohen të gjitha këto instanca të cilat janë brenda SPAK-ut dhe se si ndihmuan zotin Rama dhe kësaj radhe, pasi doli në një konferencë zoti Altin Dumani, doli dhe procedoi një grup kriminal, procedoi me pezullimin ose me ngrirjen, shkrirjen të disa parave të disa investitorëve të ofruar nga zoti Rama. Pra, iniciativën dhe vullnetin kaq shumë të menjëhershëm të zotit Dumani ndaj çdo porosie që bën zoti Rama në publik, është treguesi i qartë që ne dyshojmë edhe për SPAK-un, por edhe për ata që përfaqësojnë SPAK-un në aksione. E dini pse? Sepse në procedimin e fundit që nuk besoj e keni parë apo jo, unë mësova që procedimi ishte regjistruar në 2021-shin mos gaboj, të këtij grupit të famshëm.

Luan Rama: Po, dhe për gjëmet që janë zbardhur janë të mëhershme madje.

Gylsen Zhllima: Po, dhe çfarë i bënin ata, i mbanin në frigorifer apo i mbanin në lavatriçe derisa...

Luan Rama: Po ju jeni jurist, ju e kuptoni që ka një procedurë derisa të shkosh tek krijimi i bindjes dhe mbledhja e provave për të akuzuar dikë. Ka një procedurë të tillë që duhet shumë profesionalizëm... se ke të bësh me jetë njerëzish, avokat! Ke të bësh me jetë njerëzish avokat, nuk mundet të...

Gylsen Zhllima: Jo, jo, afatet janë të prera dhe është jo më shumë se dy vite. Ata nuk e kuptojnë çfarë do të thonë njerëz, ata janë mbi njerëzit ata në SPAK. Pra nuk e besojnë dhe nuk kanë mendimin se çfarë do të thonë njerëz. Para pak kohësh mua më ra një video tjetër në dispozicion ku mbas shkarkimit të prokurorit Armand Gurakuqi dhe prokurorit tjetër Emror Kasaj, kërcenin...

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”

EMISIONET