Qeraxhiu: Femrat kanë një rol të rëndësishëm në mënyrën si vishen meshkujt

Stilistja Zamjra Qeraxhiu ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për tendencat e verës 2026 dhe për rëndësinë e stilit në paraqitjen e përditshme.

Gjatë bisedës, Qeraxhiu ndau një këndvështrim mbi ndikimin që kanë femrat në zgjedhjet e veshjeve të meshkujve, duke theksuar se shpesh pas një paraqitjeje të kuruar fshihet edhe vëmendja e partneres apo e grave në rrethin e tyre.

Ajo sqaroi se kjo nuk do të thotë se të gjithë meshkujt varen nga të tjerët për stilin e tyre, por se meshkujt që kujdesen për paraqitjen e tyre tregojnë vëmendje të veçantë ndaj detajeve.

 

EMISIONET