Bekteshi: Imitimi i të tjerëve na largon nga individualiteti ynë

Enertila Bekteshi,psikologia klinike ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për tendencat e verës 2026 dhe ndikimin psikologjik që ka mënyra e të veshurit te individi.

Gjatë bisedës, Bekteshi u ndal te prirja e njerëzve për të kopjuar stilin e të tjerëve, duke theksuar se kjo shpesh mund të krijojë kufizime në mënyrën se si një person e shpreh veten.

Sipas saj, krahasimi me të tjerët dhe përpjekja për të arritur të njëjtin efekt në pamje mund të sjellin një perceptim të gabuar për veten.

Bekteshi theksoi se çdo person ka karakteristika të ndryshme fizike dhe emocionale, ndaj një veshje që i përshtatet një individi nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë të njëjtin efekt te një tjetër.

 

EMISIONET