(FOTO)Pamje të rënda nga Betlehemi/ Ushtari izraelit d*mton makinat e palestinezëve

(FOTO)Pamje të rënda nga Betlehemi/ Ushtari izraelit d*mton makinat e

Një ushtar izraelit është filmuar në Betlehem duke vandalizuar automjete të palestinezëve, duke u shpuar gomat me thikë, duke goditur dyert dhe pasqyrat, si edhe duke thyer xhamat me qytën e pushkës.

Sipas korrespondentit ushtarak izraelit Doron Kadosh, incidenti ndodhi në prani të të paktën tre ushtarëve të tjerë, të cilët nuk ndërhynë për ta ndaluar. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë nxitur reagime.

Autoritetet ushtarake izraelite konfirmuan se ngjarja ka ndodhur mes mbrëmjes së së shtunës dhe së dielës, por nuk kanë bërë të ditur nëse ndaj ushtarit do të merren masa disiplinore.

(FOTO)Pamje të rënda nga Betlehemi/ Ushtari izraelit d*mton makinat e

Palestinezët kanë denoncuar edhe më herët raste të ngjashme të dëmtimit të pronës së tyre nga ushtarë izraelitë, duke pretenduar se autorët rrallëherë mbajnë përgjegjësi.

Në videon e publikuar shihet ushtari teksa shpon gomat e automjeteve dhe godet xhamat e tyre me qytën e armës.

EMISIONET