Bekteshi: Frika nga gjykimi i të tjerëve na pengon të shprehim veten përmes veshjes
Enertila Bekteshi, psikologia klinike ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për tendencat e verës 2026 dhe lidhjen mes veshjes, vetëperceptimit dhe mënyrës se si ndikojnë opinionet e të tjerëve te ne.
Gjatë bisedës, Bekteshi u ndal te fenomeni i gjykimit ndaj vetes përmes syrit të të tjerëve, duke theksuar se kjo shpesh bëhet një pengesë për të qenë të lirë në zgjedhjet tona.
Sipas saj, shumë njerëz shqetësohen paraprakisht se si do të perceptohen nga të tjerët, duke harruar të fokusohen te mënyra se si ndihen vetë.

