E FRIKSHME NË FRANCË! Pas lindjes së foshnjës, zbulohet sekreti i rëndë në apartamentin e çiftit francez

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Orange, në juglindje të Francës, ku autoritetet kanë zbuluar mbetje të pesë foshnjave në një apartament. Zbulimi u bë vetëm pak ditë pasi një grua 32-vjeçare solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm në banesë.
Sipas hetimeve paraprake, eshtrat u gjetën nga partneri i gruas, i cili kishte mbetur vetëm në shtëpi pasi ajo u dërgua në spital pas lindjes. Burri, i shqetësuar pasi kishte mësuar me vonesë për shtatzëninë e saj, kontrolloi ambientet e banesës dhe gjeti mbetje që dyshoi se mund t’i përkisnin trupave njerëzorë.
Pas njoftimit të autoriteteve, policia ushtroi kontroll në apartament, ndërsa mjeku ligjor konfirmoi se mbetjet i përkisnin pesë foshnjave në gjendje të dekompozuar.
Prokuroria franceze ka nisur një hetim paraprak për vrasjen e të miturve nën moshën 15 vjeç. Autoritetet kanë urdhëruar autopsitë dhe analizat laboratorike për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identitetin e plotë të viktimave.
Nëna 32-vjeçare ndodhet ende në spital dhe nuk është marrë në pyetje deri më tani. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 8 dhe 9 vjeç.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa hetuesit vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.
French police discover remains of five babies in a home in southeastern France
— FRANCE 24 (@FRANCE24) July 28, 2026
➡️ https://t.co/IZPPlEHV5v pic.twitter.com/ZE19dMgLCl


