VIDEO/ Pamje spektakolare nga Groenlanda, masa gjigante e akullit bie në det dhe krijon dallgë të mëdha

VIDEO/ Pamje spektakolare nga Groenlanda, masa gjigante e akullit bie në

Një pamje spektakolare e forcës së natyrës është regjistruar në Groenlandën perëndimore, ku një ajsberg gjigant u përmbys në det, duke krijuar valë të fuqishme në zonën përreth.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit Ilulissat, një prej zonave më të njohura në botë për ajsbergët e mëdhenj që shkëputen nga akullnaja Jakobshavn.

Momenti i përmbysjes u filmua nga banorë dhe turistë, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Në video shihet masa gjigante e akullit teksa ndryshon ekuilibrin, përmbyset dhe zhytet në det, duke krijuar dallgë të mëdha që përhapen në sipërfaqen e ujit.

Sipas vlerësimeve, ajsbergu kishte përmasa të jashtëzakonshme, me një masë të krahasueshme me disa ndërtesa banimi.

Autoritetet lokale bënë të ditur se ngjarja nuk shkaktoi persona të lënduar apo dëme materiale, pavarësisht fuqisë së përplasjes së akullit me ujin.

Përmbysja e ajsbergëve është një proces natyror që ndodh kur ndryshon shpërndarja e peshës së masës së akullit. Megjithatë, këto fenomene mund të paraqesin rrezik për mjetet lundruese dhe zonat bregdetare pranë tyre, për shkak të valëve të krijuara nga lëvizjet e papritura të akullit.

EMISIONET