Berisha: Demokratët dhe cdo qytetar t’i bashkohet protestës
Sali Berisha dënoi atë që e quajti dhunë policore ndaj protestuesve dhe e cilësoi si shenjë të një regjimi autoritar. Ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke thënë se kërkesat e saj mbrojnë interesat jetike të shqiptarëve.
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi këtë të martë atë që e quajti dhunë të policisë ndaj protestues gjatë protestës para Kuvendit që ishte mbledhur në seancën e fundit plenare
Lideri e opozitës theksoi se kjo është fytyra e një regjimi diktatorial.
Berisha: Dua të dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër shtazore të përdorur dje kundër protestuesve. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca. Janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën. Janë agresuar dhe kërcënuar me jetë eksponentë të protestës, vetëm e vetëm se po protestonin në mënyrën më paqësore.
Duke theksuar mbështetjen për protestën e protestuesit, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të PD të bashkohen në shesh.
Berisha: Është koha që çdo qytetar shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e vendit.
Rivlerësoi kërkesat e protestusve kur shënohen 2 muaj demonstrata.
Berisha: Janë kërkesa në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve, interesa të kërcënuara në mënyrë fatale nga organizata kriminale dhe qeverisja shqiptare dhe kreu i saj Edi Rama që plaçkisin çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe varfërojnë në mënyrë të të tmerrshme shqiptarët.
Kryedemokrati bëri këto deklarata për zhvillimet politiike në vend gjatë një konferencë të përbashkët me nënkryetarin Belind Këlliçi.

