Dronë, radarë dhe makina inteligjente në aksion/ Policia Rrugore evidenton qindra shkelje në Berat

Dronë, radarë dhe makina inteligjente në aksion/ Policia Rrugore

Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut përmes dronëve, radarëve dhe automjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë monitorimeve të fundit janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, ku 2 prej tyre janë arrestuar për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim pa leje drejtimi.

Kontrollet kanë evidentuar edhe një numër të lartë shkeljesh të Kodit Rrugor. Policia ka vendosur masa administrative ndaj 254 drejtuesve për ndalim apo parkim në kundërshtim me sinjalistikën, 158 shoferëve për parakalime të gabuara dhe 140 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Gjithashtu janë ndëshkuar 80 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 94 drejtues për mungesë të rripit të sigurimit, 5 për drejtim nën efektin e alkoolit dhe 246 të tjerë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Policia Rrugore e Beratit bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha rrugët e qarkut, duke u bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet dhe për të rritur sigurinë rrugore.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT

"Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i rasteve të drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara, mjete që qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore.
Si rezultat i monitorimit, janë proceduar penalisht 4 shtetas, prej tyre:

-2 janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-254 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-158 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-140 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-80 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-94 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-246 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi"

EMISIONET