SHBA godet objektivat iraniane në Gjirin Persik/ Publikohet videoja e operacionit 90-minutësh

SHBA godet objektivat iraniane në Gjirin Persik/ Publikohet videoja e
Shtetet e Bashkuara kanë kryer një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke publikuar pamje nga operacioni ushtarak që zgjati rreth 90 minuta.

Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), sulmet u përqendruan në Ishullin e Madh Tunb (Greater Tunb), një zonë strategjike në Gjirin Persik.

Ushtria amerikane bëri të ditur se gjatë operacionit u goditën sisteme të mbrojtjes bregdetare, pozicione të raketave lundruese dhe pika të lëshimit të raketave.

Sipas CENTCOM, sulmet u realizuan me municione precize dhe kishin për qëllim dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.

Komanda amerikane publikoi edhe pamje nga operacioni, duke deklaruar se veprimi ushtarak synon mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe parandalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare që kalojnë nëpër këtë rrugë të rëndësishme detare.

Sulmet vijnë në një periudhë të tensioneve të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit. Irani ka paralajmëruar për bllokimin e rrugëve të eksportit të energjisë në rajon, ndërsa SHBA-ja ka shtuar operacionet ushtarake ndaj objektivave iraniane në zonat strategjike të Gjirit Persik.

EMISIONET