Nis seanca paraprake për vr*sjen e Charlie Kirk, autori 23-vjeçar përballet me akuza të rënda!

Nis seanca paraprake për vr*sjen e Charlie Kirk, autori 23-vjeçar

Seanca paraprake pesë-ditore për vrasjen e komentatorit konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje në shtator 2025, ka filluar në Utah. Autori i krimit ësshtë 23-vjeçari Tyler Robinson. 

Robinson, i cili u dorëzua tek autoritetet një ditë pas të shtënave, po përballet me akuza për vrasje me dashje, përdorim të paligjshëm të armës së zjarrit, pengim të drejtësisë dhe ndikim në një dëshmitar.

Prokurorët po përpiqen ta bindin gjyqtarin se ka prova të mjaftueshme për të nisur një gjyq normal, duke paraqitur prova të pozicionit të zjarrit në çatinë e një ndërtese. Por, 23-vjeçari ende nuk ka deklaruar nëse i pranon apo i mohon akuzat.

Mediat shkruajnë se Erica Kirk u shfaq e emocionuar dhe u largua menjëherë pas fillimit të seancës. Në të kaluarën, ajo kishte deklaruar publikisht se e kishte falur personin e akuzuar për vrasjen e burrit të saj.

"Burri im donte të shpëtonte të rinjtë, si ai që i mori jetën. Unë e fal Atë, sepse kjo është ajo që bëri Krishti. Kjo është ajo që do të kishte bërë Charlie," kishte thënë ajo në ceremoninë e tij përkujtimore.

EMISIONET