Itali/ Ishte duke ngjitur malin, alpinistja humb jetën tragjikisht nga terreni i rrëshqitshëm

Itali/ Ishte duke ngjitur malin, alpinistja humb jetën tragjikisht nga

Një alpiniste humbi jetën në një aksident tragjik në një provincë në Torino.

Dyshohet se, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm, gruaja alpiniste ra rreth njëqind metra, ndërsa ndodhej poshtë majës së malit Vailet.

Sipas mediave, shoqëruesi i saj i alpinizmit dha menjëherë alarmin.

Në vendngjarje mbërriti një helikopter i shpëtimit malor, ndërsa ekipi mjekësor zbriti me vinç për t’i ofruar ndihmën e parë.

Pavarësisht përpjekjeve për kryerjen e reanimacionit kardiopulmonar, gruaja nuk mundi të shpëtohej.

EMISIONET