43-vjeçarja amerikane u gjet e pajetë në Irlandë/ Autopsia zbulon shkakun e vd*kjes, partneri largohet nga vendi para zbulimit të trupit

43-vjeçarja amerikane u gjet e pajetë në Irlandë/ Autopsia

Një vrasje misterioze në qytetin Killarney të Irlandës ka marrë një tjetër drejtim pas rezultateve të autopsisë së 43-vjeçares amerikane Jamie Carney. Hetimet tashmë janë përqendruar te partneri i saj 28-vjeçar, Ahmad Alsaker, i cili dyshohet se u largua nga vendi vetëm disa orë para zbulimit të trupit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes së Carney ishte asfiksia, duke rrëzuar dyshimet fillestare se ajo kishte humbur jetën nga plagët në kokë. Sipas autopsisë, 43-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mbytjes ose një forme tjetër të pengimit të frymëmarrjes.

Trupi i saj u gjet të martën në mëngjes nga vajza 13-vjeçare në dhomën e gjumit të banesës familjare. E mitura e kishte gjetur nën një jorgan, ndërsa hetuesit konstatuan disa dëmtime në trupin e viktimës, por ato nuk rezultuan shkaku kryesor i vdekjes.

Vëmendja e policisë irlandeze është përqendruar te Ahmad Alsaker, i cili konsiderohet person me interes të veçantë në hetim. Sipas të dhënave të deritanishme, 28-vjeçari ishte larguar nga Irlanda me një fluturim nga Dublini drejt Stambollit, pak orë para se trupi i Jamie Carney të zbulohej.

Autoritetet dyshojnë se ai mund të ketë tentuar të udhëtojë më tej drejt Lindjes së Mesme. Sipas raportimeve, Alsaker ka lidhje në Turqi, Siri dhe Jordani dhe zotëron disa gjuhë të huaja.

Hetuesit kanë zbuluar se 28-vjeçari ishte ndër personat e fundit që kishte kontakt me Jamie Carney. Dyshohet se ai kishte kaluar kohë me të gjatë ditëve para vdekjes së saj.

Lidhja mes tyre kishte nisur disa muaj më parë, pasi ishin njohur gjatë një aktiviteti publik në Irlandë. Për shkak se Alsaker frekuentonte shpesh banesën e viktimës, prania e gjurmëve të ADN-së së tij në vendngjarje nuk do të konsiderohet e mjaftueshme më vete për të provuar përfshirjen e tij.

Policia irlandeze vijon kërkimet për lokalizimin e 28-vjeçarit dhe po punon për mbledhjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të vrasjes së Jamie Carney.

EMISIONET