Zv.kryeministrja Koçiu: 80 kombësi që festojnë së bashku në Tiranën Evropiane me Kanye West

Zv.kryeministrja Koçiu: 80 kombësi që festojnë së

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale pas atmosferës së krijuar në Tiranë gjatë koncertit të Kanye West.

Përmes një postimi, Koçiu e ka cilësuar aktivitetin si një shembull të diversitetit dhe hapjes së kryeqytetit shqiptar, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga dhjetëra vende të botës.

"80 kombësi që festojnë së bashku në TIRANËN EUROPIANE", shkruan Koçiu në postimin e saj, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga koncerti dhe atmosfera festive në kryeqytet.

Koncerti u shoqërua me polemika lidhur me figurën, qëndrimet e këngëtarit dhe financat që rakordoi qeveria shqiptare për realizimin e aktivitetit.

Për mazhorancën, ky ishte një investim për imazhin dhe turizmin e vendit duke nënvizuar se shuma e parave do të kthehej disa fish në ekonomi.

EMISIONET