Tragjedi në Vietnam, 15 turistë humbin jetën pasi varka e tyre përmbytet në det

Tragjedi në Vietnam, 15 turistë humbin jetën pasi varka e tyre

Një aksident i rëndë detar ka shkaktuar një tragjedi pranë ishullit Phu Quoc në Vietnam, ku 15 turistë nga India kanë humbur jetën pasi një varkë me shpejtësi u përmbys në det. Ngjarja ka ndodhur gjatë një udhëtimi turistik, ndërsa në bordin e mjetit lundrues ndodheshin disa dhjetëra persona.

Pas përmbysjes së varkës, ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë operacionet për kërkimin e pasagjerëve. Sipas të dhënave paraprake, 21 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë vijuar kontrollet në zonën, ku ndodhi aksidenti për të siguruar, që të mos kishte persona të tjerë të zhdukur.

Ishulli Phu Quoc është një nga destinacionet më të njohura turistike të Vietnamit dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj. Aksidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë e transportit detar turistik dhe masat që merren gjatë udhëtimeve me mjete të vogla lundruese.

Autoritetet vietnameze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të përmbysjes së varkës. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e kushteve të motit, problemeve teknike apo ndonjë faktori tjetër.

EMISIONET