Papunësia në rradhët e të rinjve 30%

Papunësia në rradhët e të rinjve 30%

Rreth 30% e të rinjve shqiptarë janë të papunë ndërsa 70% e tyre kërkojnë të lënë Shqipërinë për kushte më të mira jetese. Por të rinjtë e organiztaës humanitare, World Vision, në festivalin për drejtësinë sociale, kanë ndarë me bashkëmoshatërt shembuj suksesi.  Pavarisht vështirësive që hasin, ata u bënë thirrje të rinjve që ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Papunësia në rradhët e të rinjve shqiptarw vijon të mbetet në nivele të larta. Stataistikat tregojnë se 30% e tyre nuk janë në një marrdhënie pune. Por përkundër shifrave, ka edhe shembuj sukesesi. I tillë është ai i Ema Lleshit 19-vjeçares nga Lezha.  Për të puna është nder e nisur nga kjo ajo ka nisur të ndihmojë me të ardhura familjen që në moshën 16 vjecare. Eksperiecën ajo e ka ndarë në Festivalin e Rinisë për Drejtësinë Sociale.

Drejtori i organizatës humanitare World Vision në Ballkanin Perëndimor, Toni Gogu thotë se të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri pavarsisht vështirësive që hasin.

Organizta humanitare World Vision operon në Shqipëri prej dy dekadash dhe me veprimtarinë e saj ajo i është gjendur pranë familjeve në nevojë dhe fëmijëve me aftësi ndryshe.

/Oranews.tv/

EMISIONET