38 SPIUNË TË ENVERIT! Në 25 raste u kërkua t’u jepej tituj nga bashkitë! Partitë nuk verifikojnë kandidatët

Autoriteti i Dosjeve u ka hequr certifikatën e pastërtisë 13 zyrtarëve në institucione të rëndësishëm. Në komisionin Mezini Bezhani kishin dalë të pastër, por nga riverifikimi u zbulua se kishin qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Po ashtu në 25 emra që u kërkua tu jepej tituj nderi u konstatua se kishin dosje. Megjithatë shqetësim mbetet se partitë nuk verifikojnë kandidatët

Edhe pas 35 vitesh nga rënia e diktaturës komuniste, Autoriteti i Dosjeve vazhdon të zbulojë bashkëpunëtorë të Sigurimit famëkeq të Shtetit.

Gjatë vitit të shkuar janë verifikuar 251 kandidatë për tu vlerësuar me tituj, por 25 prej tyre kanë dalë me njollë.

Sipas raportit të Autoritetit ata figurojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, si ndihmës gjyqtarë, hetues dhe dëshmitar në procese politike.

Por edhe zyrtarë në institucione të rëndësishme të vendit ka pasur funksionarë që kanë rezultuar të papastër. 13 emra kanë rezultuar se e kanë marrë certifikatën e pastërtisë në vitet 1996 -2001 nga komisioni Mezini-Bezhani, por nga riverifikimi u është zbuluar dosja.

26 për qind e bashkive kanë zbatuar detyrimin për verifikimin e emrave para se tu japin tituj.

Vijon të mbetet problematikë mosmarrja në konsideratë dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e partive politike për vlerësimin e pastërtisë së figurës të kandidatëve në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në  dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë fushatave elektorale.

Verifikime vazhdojnë edhe për të zbuluar varret e të pushkatuara në periudhën 1944 - 1990.

6 vendvarrime të reja u identifikuan duke e çuar në 11  rastet kur familjarët kanë gjetur eshtrat e të afërmve. Ndërsa janë në proces 6 hetime administrative për raste zhdukjesh, përfshirë rastin e “sabotatorëve në naftë”.

EMISIONET