URGJENTE/ PPE: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera
Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar një rezolutë ku me gjuhë të vendosur ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës — veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Rezoluta thekson si shqetësime kryesore:
blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi;
Keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore;
Punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS;
Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt;
Shtypje e opozitës dhe kufizim i medias;
Ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës;
Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë;
Ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve — kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale;
Kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri;
Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi;
Krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie;
Lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi.
Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës që të:
Kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike;
Dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë;
Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore;
Zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.