Vrasja e Emiljano Ramazanit, shoqërohet në polici "Loku" i Peqinit, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje
Shoqërohet një person i cili dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan.
Paraprakisht burime bëjnë me dije se 30-vjeçari me mbiemrin Çollaku njihet me pseudonimin “Loku” i Peqinit.
Shoqërimi i tij është bërë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ku ai shihet në mjetin e gjetur.
Ndërkohë, një ditë më parë policia e Elbasanit gjeti armën e përdorur ne ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.
Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.
Të gjitha lajmet për Emiljano Ramazanin
