Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës zbardh takimin Kurti-Rama: Fokusi, kriza energjitike

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës zbardh takimin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar për Telegrafin se cili ishte qëllimi i takimit  të sotëm Kurti dhe Rama dhe çfarë diskutuan ata.

 “Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë Kryeziu.

Kryeministri Kurti u largua sot në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.

Takimi me Ramën në vilën qeveritare 30 në Tiranë zgjati rreth dy orë.

EMISIONET