Vishuni trashë! Ftohtë dhe vranësira, ja si parashikohet moti për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 07:27
Dita sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti për sot, parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura.
Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

