VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (11 - 12 Korrik 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Veriore, Lindore dhe pjesërisht rajoni i Balltikut do të përfshihen nga reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me kalime të lehta vranësirash pasdite. Temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 30 km/h, ndërsa dallgëzim 1 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës do të mbetet me mot të kthjellët, ndërsa Europa Lindore dhe pjesërisht Ballkani Verior do të kenë vranësira dhe reshje shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. moti do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura deri në 38°C. Pasditja do të sjellë kalime vranësirash dhe rrebeshe të izoluara shiu në skajin verior dhe verilindor. Temperaturat do të luhaten nga 16°C deri në 38°C.

Era do të fryjë në 28 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim të ulët.

EMISIONET