Fisnik Asllani pezullon kalimin te Dortmundi? Barcelona futet në garë për sulmuesin shqiptar

Fisnik Asllani pezullon kalimin te Dortmundi? Barcelona futet në garë

E ardhmja e Fisnik Asllanit mbetet e hapur. Edhe pse transferimi i sulmuesit të Hoffenheimit te Borussia Dortmund u raportua si pothuajse i mbyllur, zyrtarizimi ende nuk ka ardhur, ndërsa në garë ka hyrë edhe Barcelona.

Sipas raportimeve të Sport.es, klubi katalanas po ndjek nga afër situatën e 22-vjeçarit dhe e konsideron një alternativë për repartin ofensiv.

Kjo ka bërë që e ardhmja e Asllanit të mbetet e paqartë, pavarësisht se më herët u raportua se Dortmundi ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh.

Mediumi spanjoll shkruan se Asllani ka ngadalësuar bisedimet me Borussia Dortmundin, pasi është i interesuar të presë zhvillimet nga Barcelona.

Klubi katalanas ka zhvilluar kontakte me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa dëshira e sulmuesit është të veshë fanellën blaugrana. Vendimi përfundimtar pritet t'i takojë trajnerit Hansi Flik, i cili po vlerëson alternativat për repartin ofensiv.

Interesimi i Barcelonës lidhet edhe me të ardhmen e Ferran Torres, i cili vazhdon të përflitet për një transferim te Paris Saint-Germain. Nëse largimi i spanjollit konkretizohet, katalanasit pritet të afrojnë një sulmues të ri, me Fisnik Asllanin që mbetet një nga emrat në listën e klubit.

EMISIONET