FUTBOLLI NË ZI/ Shuhet mesfushori që përfaqësoi Afrikën e Jugut në Kupën e Botës 2026

FUTBOLLI NË ZI/ Shuhet mesfushori që përfaqësoi Afrikën

Futbolli është në zi pas ndarjes nga jeta të mesfushorit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili pak javë më parë përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2026, është ndarë nga jeta, duke lënë të tronditur familjen, bashkëlojtarët dhe komunitetin sportiv.

Lajmi për vdekjen e Adams është konfirmuar nga familja e tij, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi shkakun e ndarjes nga jeta.

Mesfushori ishte pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut në Botërorin 2026, ku u aktivizua në të tre ndeshjet e fazës së grupeve.

Në nivel klubi, ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Mamelodi Sundowns, skuadër së cilës iu bashkua pas paraqitjeve të spikatura me Stellenbosch FC.

Vdekja e tij në moshën 25-vjeçare ka sjellë reagime të shumta në botën e futbollit, me mesazhe ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e lojtarit.

EMISIONET