Kush do të drejtojë PD-në pas Julia Emirit? Ja DATA kur Këshilli Kombëtar do vendos për Sekretarin, nënkryetarët dhe strukturat e reja

Kush do të drejtojë PD-në pas Julia Emirit? Ja DATA kur

Partia Demokratike do të mbledhë të mërkurën, më 15 korrik, Këshillin Kombëtar, ku pritet të përcaktohen strukturat e reja drejtuese të partisë.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe do të drejtohet nga kryetarja e re, Julia Emiri.

Në rendin e ditës është zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e PD-së, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin e partisë dhe Komisionin e Apelimit.

Takimi vjen në kuadër të organizimit të strukturave të reja pas ndryshimeve në drejtimin e Partisë Demokratike.

Në mesazhin drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Julia Emiri i falënderoi për mbështetjen dhe u shpreh e angazhuar për bashkëpunimin në drejtimin e ardhshëm të partisë.

“Ju falënderoj edhe njëherë për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim për punën tonë të përbashkët”, thuhet në mesazhin e saj drejtuar anëtarëve.

Mbledhja do të fokusohet te përzgjedhja e drejtuesve të rinj të strukturave kryesore të PD-së.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të votojnë për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, përbërjen e Sekretariatit dhe Komisionin e Apelimit.

Përveç pikave të parashikuara në rend dite, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen edhe çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e Partisë Demokratike.

 

EMISIONET