Vetëm 18 ditë në pankinë, Herve Renard largohet nga Tunizia pas Botërorit

Herve Renard nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Tunizisë. Aventurës së teknikut francez në stolin e përfaqësueses afrikane i erdhi fundi vetëm 18 ditë pas emërimit, duke u bërë një nga largimet më të shpejta pas Kupës së Botës.
Renard mori drejtimin e Tunizisë gjatë zhvillimit të Botërorit, pasi federata vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Sabri Lamouchin. Megjithatë, ai nuk arriti të ndryshojë ecurinë e skuadrës në dy ndeshjet që drejtoi.
Tunizia u mposht fillimisht 4-0 nga Japonia, ndërsa më pas u largua edhe nga Holanda me rezultatin 3-1. Pas këtyre rezultateve, federata vendosi të mbyllë bashkëpunimin me 57-vjeçarin.
Me këtë vendim, Renard bëhet trajneri i 15-të që largohet nga detyra pas përfundimit të Botërorit.
Tunizia ishte gjithashtu kombëtarja e vetme që ndërroi dy trajnerë gjatë të njëjtit edicion të Kupës së Botës, fillimisht me largimin e Sabri Lamouchit dhe më pas me përfundimin e aventurës së Herve Renardit.
Trajnerët e larguar pas Botërorit:
Javier Aguirre (Meksikë)
Roberto Martínez (Portugali)
Julian Nagelsmann (Gjermani)
Ronald Koeman (Holandë)
Carlos Queiroz (Gana)
Hong Myung-bo (Koreja e Jugut)
Steve Clarke (Skoci)
Miroslav Koubek (Çeki)
Jamal Sellami (Jordani)
Sabri Lamouchi (Tunizi)
Zlatko Dalić (Kroaci)
Sebastián Beccacece (Ekuador)
Marcelo Bielsa (Uruguai)
Hugo Broos (Afrika e Jugut)
Herve Renard (Tunizi)


