VIDEO/ “Zarf i zi për SPAK-un” - Kryemadhi: Mbi çfarë provash është ndërtuar dosja 240-faqëshe?
Monika Kryemadhi ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku i drejton katër pyetje ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimin dhe dosjen e ngritur ndaj saj.
Në postimin e saj, Kryemadhi pretendon se dosja prej 240 faqesh, e cila sipas saj është ndërtuar mbi biseda telefonike, është e paligjshme.
Ajo vë në pikëpyetje bazën ligjore dhe provat mbi të cilat mbështetet akuza.
Postimi i Kryemadhit
ZARF I ZI PËR SPAK-un e ALTIN DUMANIT
Pretendoni se keni ndërtuar një dosje prej 240 faqesh mbi bisedat e telefonit të Monika Kryemadhit.
1- Me vendimin nr. 481, datë 17.12.2023, gjykata vendosi se telefoni nuk është i Monika Kryemadhit.
2- Atëherë, mbi çfarë provash mbështetet akuza?
3- Nëse, përkundrazi, pretendoni se telefoni është i saj, atëherë ku është autorizimi i kërkuar sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale?
4- Me çfarë vendimi gjykate është hapur telefoni im?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta. Shihemi ……


