Policia me dorë "të hekurt", mbi 9 mijë gjoba në një javë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 10:21
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur mbi 9000 masa administrative përgjatë një jave.
Shumica e masave të vendoura janë për qëndrim të gabuar dhe për tejkalim shpejtësie.
Gjithashtu gjatë javës që lamë pas, 4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për 4 të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje.

