Pl*gosja e efektivit në Maliq/ Spitali i Traumës "hedh poshtë" dezinformatat për gjendjen e Edison Adrit: Vazhdon të jetë në intubim

Spitali Universitar i Traumës ka bërë me dije gjendjen shëndetësore të Edison Adrit, efektivi i ardhur nga Korça, i cili po trajtohet prej ditësh në këtë qendër.
Sipas informacionit zyrtar, pacienti vijon të jetë i intubuar, por gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. Parametrat jetësorë janë stabël dhe ka shenja përmirësimi të ngadaltë.
Ekipi mjekësor po ndjek në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e tij shëndetësore dhe do të vijojë monitorimin në ditët në vijim.
Spitali ka sqaruar gjithashtu se pacienti po trajtohet në kushte intensive dhe nën kujdes të specializuar, duke hedhur poshtë çdo informacion të pavërtetë që ka qarkulluar së fundmi.

