Pjesë e grupit të drogës në gjimnaze/ Përfundon pas 1 muaji arratia për Arlinda Ramën, e reja kapet në Rinas

Arrestohet në Rinas, sapo u fut në territorin shqiptar, shtetasja Arlinda Rama.

Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës si pjesë e grupi kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Arlinda Rama po kthehej nga jashtë shtetit, pasi ishte larguar një javë para operacionit policor.

E reja ishte pjesë e operacionit të 22 marsit, të koduar “Harta”,.

Si rezultat 20 persona u arrestuan, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për shpërndarje të drogës në gjimnaze të kryeqytetit.

Pjesë e grupit të drogës në gjimnaze/ Përfundon pas 1

Të arrestuarit janë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.

Nderkaq, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë të posaçme për mediat në lidhje me aksionin antidrogë bëri më dije së janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.

arrestohet shqiptari rinas edison vatnikaj gjimnaze arlinda rama

EMISIONET