Pamjet dhe EMRAT/ Drogë në gjimnaze, 20 të arrestuar në Tiranë, 4 në kërkim, ishin të ndarë në dy grupe
20 persona janë arrestuar, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për shpërndarje të drogës në gjimnaze të kryeqytetit.
Operacioni është duke vijuar, ku në fokus janë personat që tregtonin drogë shumë pranë shkollave të Tiranës.
Të arrestuarit janë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, jurgen hasamataj
Nderkaq, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin antidrogë ku u goditën dy grupe kriminale dhe u arrestuan 20 persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim.
Ai bëri më dije së janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.
Sipas tyre, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lënde narkotike në Tiranë dhe Kamëz, afër shkollave, lokaleve të natës dhe ambiente të tjera.