137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për Gentian Malindin

137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, Apeli i GJKKO-së
Gentian Malindi dhe momenti i arrestimit të tij në Vlorë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për shtetasin Gentian Malindi, i akuzuar për porositjen e 137 kilogramëve kokainë të kapura në 2019-ën në Portin e Durrësit.

Malindi, i cili u arrestua në fund të vitit të kaluar, është dënuar me 13 vite burg nga GJKKO. Por duke qenë se Malindit i është pranuar kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë dënimin me 8 vite dhe 8 muaj burg.

Njoftimi i Apelit të Posaçëm:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi  (anëtare), më datë 25.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 26 akti, datë 22.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesi/ipandehuri G.M.,kundër vendimit nr. 2, datë10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.M. për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.M. për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri G.M. dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri G.M. në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, germa “a” të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë 10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

durrës kokainë gjkko gjykata e posaçme gentian malindi ekuadori

EMISIONET