Si funksionon mendja kriminale e një vrasësi serial? Dan Hutra rrëfen vrasjet e grave: S'do i kurseja as 20 veta të tjerë për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2023, 10:59
Publikohet pjesa e dytë e intervistës me Dan Hutrën, vrasësi i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në Tiranë më 1 Mars 2023.
Ai ka dhënë një intervistë telefonike nga burgu 302 për emisionin "Uniko" në Klan Plus, e cila tregon shumë se si funksionon mendja kriminale e një vrasësi serial.
Përshkrimit të masakrës me 3 të vrarë dhe 3 të plagosur i mungonte rrëfimi i vrasësit të pazakontë Dan Hutra që nuk njeh pendesë dhe që shprehet se nuk do të kursente as 20 veta të tjerë për të vrarë.