Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (06-07 qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa do të dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me temperatura të larta në shumicën e rajoneve.

Reshje shiu priten kryesisht në Europën Lindore dhe Veriore.

Njihuni me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Pasdite do të ketë kalime të lehta vranësirash, pa reshje.

Temperaturat do të variojnë nga 9°C deri në 35°C me dallgezim te ulet.

Ndjekim kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Moti i paqëndrueshëm me reshje do të përfshijë Europën Veriore dhe zonën e Alpeve, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të mbetet me diell dhe temperatura të larta.

Njihemi me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, do të vijojë moti i kthjellët dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta kalimtare në zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 10°C deri në 36°C.

EMISIONET